Protestuesit sulmuan bizneset, kordon i përforcuar policor te selia e PS-së/ Drejtori i Rendit: Nuk kemi pasur njëanshmëri

16/10/2026 16:00

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, ka mohuar pretendimet për njëanshmëri të Policisë së Shtetit gjatë protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se ligji zbatohet njësoj për të gjitha institucionet, publike dhe private.

Gjatë një konference për mediat, ku foli për veprimet hetimore dhe policore të kryera në lidhje me protestat, Ziu deklaroi se policia ushtron kompetencat e saj në çdo rast kur konstatohet dhunë, pavarësisht institucionit apo pronës ku ajo ndodh.

“Në asnjë rast nuk kemi një konstatim që shprehen problemet partiake. Qytetarët, institucionet publike dhe private janë të barabartë përpara ligjit. Policia i ushtron kompetencat në të gjitha rastet. Ne nuk kemi asnjë lloj njëanshmërie në veprimet që thoni. Ne i përgjigjemi çdo institucioni ku është shkaktuar dhunë, edhe në pronë private.

(Vendosja e te selia e PS-së) Kemi Bankën që është objekt i veçantë, ministritë që janë objekt i veçantë. Në sulme ata nuk kanë dallim. Policia ka qenë e pranishme. Ky është konstatimi i saktë i shërbimeve të policisë. Nuk është e vërtetë që policia nuk ka ndërhyrë”, tha ai.

Top Channel