Protestë edhe në Vlorë, studentët mblidhen përgjatë Bulevardit ‘Ismail Qemali’
16/10/2026 11:30
Protesta e studentëve në Vlorë vijon përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”.
Gjatë marshimit, protestuesit janë ndalur pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Ali Demi”, ku u kanë bërë thirrje nxënësve t’i bashkohen protestës, duke lënë përkohësisht mësimin.
Megjithatë, prania e forcave të policisë nuk ka lejuar hyrjen e protestuesve në ambientet e shkollës.
Ndërkohë, marshimi i studentëve dhe të rinjve vijon në drejtim të Bashkisë së Vlorës, ku pritet të vazhdojnë protestën e tyre.
Top Channel