Nis protesta edhe në Shkodër, një grupim adoleshentësh bojkoton mësimin dhe mblidhet në rrugët e qytetit

16/10/2026 09:50

Një grup i vogël adoleshentësh kanë nisur sot protestën në qytetin e Shkodrës.

Të rinjtë janë mbledhur për të protestuar në rrugët e qytetit, ndërsa deri në këto momente situata paraqitet e qetë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, situata ishte mjaft e tensionuar pasi pati përplasje mes të rinjve dhe policisë, ndërsa i plagosur mbeti edhe komandanti i forcave të rendit të Shkodrës, i cili u transportua drejt Tiranës pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Protesta në Shkodër vjen në kuadër të tubimeve të gjimnazistëve edhe në qytete të tjera të vendit.

 

Top Channel