VIDEO/ Bashkia e Shkodrës ‘blindon’ ndërtesën pas paralajmërimit për tjetër protestë nesër, vendos barriera metalike
15/10/2026 17:12
Pas protestave e sulmeve të ditë së sotme, Bashkia e Shkodrës ka nisur që të vendosë barriera metalike në katin e parë të ndërtesës.
Siç raporton gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, kjo vjen si masë mbrojtëse, pasi për ditën e nesërme është paralajmëruar një tjetër protestë.
Ndërkohë ditën e sotme në Shkodër janë regjistruar momente tensioni gjatë ndërhyrjes së efektivëve për shoqërimin e protestuesve, ku pati reagime edhe nga familjarë dhe pjesëmarrës të tjerë në tubim.
Top Channel