Protestat e dhunshme, pas sulmit ndaj disa institucioneve shtetërore, punonjësit e administratës u njoftuan për të mos u paraqitur në institucione: Punoni online

15/10/2026 13:42

Punonjësve të administratës publike dhe të institucioneve shtetërore të vendosura në qendër të kryeqytetit u është komunikuar, përmes një mesazhi të dërguar mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:00, që të mos paraqiten fizikisht në punë dhe të vijojnë aktivitetin e tyre online.

Vendimi vjen pas sulmeve ndaj disa institucioneve shtetërore nga protestuesit, ndërsa masa prek administratat e institucioneve që ndodhen në zonën qendrore të Tiranës.

Ndër institucionet e përmendura janë Bashkia e Tiranës, Biblioteka, Muzeu, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, si dhe ministri të tjera.

Sipas informacionit të bërë të ditur, njoftimi u është përcjellë punonjësve gjatë mbrëmjes, me udhëzimin që të mos paraqiten në ambientet e punës dhe të kryejnë punët online.

Top Channel