Protesta e studentëve, shkatërrohen semaforët, i vihet zjarri koshit te gjimnazi ‘Asim Vokshi’
15/10/2026 10:12
Protesta e studentëve në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe dëmtime të hapësirave publike.
Gjatë ditës së sotme, janë shkatërruar disa semaforë, ndërsa përballë gjimnazit “Asim Vokshi” në rrugën e Elbasanit i është vënë zjarri një koshi mbeturinash.
Incidentet vijnë në një kohë kur protesta është përshkallëzuar, duke u shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Top Channel