Pas përplasjeve në Rrugën e Durrësit, protestuesit zhvendosen nga Ministria e Arsimit dhe nisin marshimin drejt Parlamentit, shkulin kangjellat në unazë
15/10/2026 11:28
Pas përplasjeve të ndodhura në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë nisur zhvendosjen.
Ata janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin.
Gjatë marshimit, ata kanë shkulur kangjellat anësore në unazë, ndërsa kanë bllokuar dhe qarkullimin.
Ndërkohë, gjatë përplasjeve ka pasur edhe shoqërime nga ana e policisë.
Top Channel