Kërkoi pezullimin e përjashtimit nga procedura e vlerësimit të kandidatëve për Prokuror i Përgjithshëm, gjykata rrëzon kërkesën e Zeqir Hodës
15/10/2026 09:43
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Zeqir Hodës, anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për pezullimin e vendimit të KLP-së për përjashtimin e tij nga procedurat e vlerësimit të kandidatëve për garën për Prokuror të Përgjithshëm.
Largimi i Hodos nga kjo procedurë u kërkua nga anëtari Vatë Staka.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, pas vendimit për përjashtimin e tij, Hoda, iu drejtua gjykatës, duke kërkuar sigurimin e padisë, por kërkesa e tij nuk u pranua.
Top Channel