Aksident i rëndë në Starovë të Pogradecit, makina përplas motorin, humb jetën drejtuesi

15/10/2026 13:36
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Starovë të Pogradecit, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje pritet të kryhen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Ende nuk ka detaje të tjera mbi identitetin e viktimës apo dinamikën e plotë të përplasjes.

Top Channel