Murtaja, Rusia nuk pranon rastin e dytë: Është “fake news”! OBSH: Çfarë po fshihni

08/10/2026 16:47

Rusia i mohon raportimet se ka një rast të dytë të dyshuar të murtajës pulmonare në Siberi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov insistoi se pjesa dërrmuese e pretendimeve mediatike për situatën përbëjnë në fakt informacion të rremë.

Ai tha se të dhënat mbi rastet e dyshuara duhet të merren vetëm nga deklaratat zyrtare të autoritetit rus të shëndetit publik, Rospotrebnadzor.

Autoritetet ruse kanë konfirmuar më herët vdekjen e një 28-vjeçareje, punonjëse në një institut kërkimor për murtajën në Irkutsk, duke thënë se ajo ishte diagnostikuar me pneumoni, por duke i mëshuar idesë së shkaku i sëmundjes ishte i panjohur.

Pikërisht fshehtësia me të cilin po trajtohet kjo cështje nga Moska, ka nxitur shqetësimet ndërkombëtare mbi mundësinë e murtajës, duke shtyrë OBSH-në të kërkojë  nga Rusia informacione të mëtejshme.

Kreu i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se organizata ka marrë informacione nga dy media, njëra prej tyre ruse, dhe i ka kërkuar Moskës të përgjigjet zyrtarisht.

Ndërkohë, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, vlerësojnë se rreziku që mund t`i kanoset SHBA-së nga kjo sëmundje është i ulët, dhe theksojnë se aktualisht, nuk ka vend për panik.

Top Channel