Tensione edhe brenda në sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

08/10/2026 11:45

Tensionet sot nuk janë shënuar vetëm jashtë Parlamentit, por edhe në seancën plenare.

Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi iu drejtua deputetëve duke i thënë që të bëhen gati për të kaluar në votim,  deputeti i “Mundësia”, Erald Kapri, dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, u ngritën nga karriget dhe shkuan pranë foltores duke debatuar me Peleshin.

Ata ishin kundër ndryshimit të rendit të ditës, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë Garda, por situata është qetësuar shpejt.

Top Channel