Akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë me të mitura, Policia në kërkim të 46-vjeçarit dhe një të riu Rrugore ka intensifikuar monitorimet në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të Gjirokastrës, me kontrolle 24 orë në 7 ditë, duke përdorur pajisje bashkëkohore për garantimin e sigurisë rrugore.
Një fokus i veçantë i është kushtuar edhe zonave pranë institucioneve arsimore, me prani të shtuar të shërbimeve policore gjatë fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe menaxhimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.
Në fokus të kontrolleve kanë qenë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit, përdorin celularin gjatë drejtimit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.
Si rezultat i monitorimit konstant, gjatë dy javëve të fundit janë arrestuar/proceduar penalisht 7 shtetas, ndërsa janë pezulluar 38 leje drejtimi.
Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej:
608 masa administrative për parakalime të gabuara;
816 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
562 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar të automjetit;
23 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
7 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
7 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
4 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
241 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet janë shtrirë edhe në mjetet e transportit publik dhe ato që përdoren për transportin e nxënësve, me qëllim parandalimin dhe evidentimin e menjëhershëm të shkeljeve që mund të cenojnë sigurinë e pasagjerëve.
Në këtë kuadër, gjatë dy javëve janë vendosur 50 masa administrative për shkelje të ndryshme, përfshirë drejtimin e mjeteve të transportit publik pa dokumentacionin përkatës, transportimin e nxënësve mbi kapacitetin e lejuar, si dhe mosrespektimin e të drejtës së këmbësorëve për të kaluar, veçanërisht pranë institucioneve arsimore.
Policia Rrugore e Gjirokastrës njofton se kontrollet dhe monitorimet do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha rrugët e qarkut.
Në të njëjtën kohë, Policia Rrugore u bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112.
Top Channel