Akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë me të mitura, Policia në kërkim të 46-vjeçarit dhe një të riu
Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka grabitur me dhunë varëset e floririt të dy grave në rrugë.
Policia njofton se autori i dyshuar u kap në flagrancë në lagjen nr. 5, pas një operacioni të shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Durrësit, ndërsa nga verifikimet rezultoi se ai ishte shpallur më herët në kërkim për një tjetër rast të ngjashëm.
“Durrës. Iu vodhi me dhunë varëset e floririt, 2 shtetaseve, në rrugë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 40-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 5 Durrës, një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. C., 40 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, dje, në lagjen nr. 5, Durrës, ku dyshohet se i vodhi me dhunë, nga qafa, varësen e floririt, një shtetases R. T.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi P. C. ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 02.10.2026, në lagjen nr. 5, Durrës, i ka vjedhur me dhunë, nga qafa, varesën e floririt, shtetases Gj. J.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.
Top Channel