Aksident në Vlorë/ Përplasen dy makina te “Tregu i Frutave”, një person dërgohet në spital

07/10/2026 09:03
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, në zonën e njohur si “Tregu i Frutave”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Një person ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 07:30, në rrugën “Damian Humariti”, në vendin e quajtur “Tregu i Frutave”, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit D. D., 30 vjeç dhe E. O., 51 vjeç.

Në automjetin me drejtues shtetasin D. D. ndodheshin 5 pasagjerë, një prej të cilëve është transportuar në spital dhe, pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar.

Dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Top Channel