“Bashkëpunuan me pushtuesit për Shqipërinë e madhe”/ Presidenti grek rihap plagët e Çamërisë. Kërkohet reagim nga Tirana zyrtare
Ka nisur këtë mbrëmje në Tiranë protesta e 124-t kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e tij nga politika. Gjatë tubimit janë shfaqur pankarta me mesazhe kritike dhe ironike ndaj qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes.
Në disa prej pankartave u referohet edhe deklaratave të kryeministrit Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku ai foli për mirëqeverisjen dhe progresin e vendit.
Protesta vijon në Tiranë, ndërsa pjesëmarrësit shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë dhe kërkesat e tyre politike. Tubimi zhvillohet në kuadër të protestave të njëpasnjëshme të organizuara kundër qeverisë.
Top Channel