“Shqipëria me numrin më të lartë të paraburgimeve”/ Rama prezanton paketën e garancive procedurale: Ndërhyrja e parë që trajton me kujdes prezumimin e pafajësisë

30/09/2026 11:31

Kryeministri Rama ka adresuar sot ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Rama prezantoi atë që është quajtur, ‘Paketa e Garancive Penale’ e cila sipas tij trajton për herë të parë me kujdes prezumimin e pavarësisë. Paketa synon uljen e numrit të të paraburgosurve në Shqipëri, që sipas shifrave të shpalosura nga Kryeministri rezulton të jetë më i larti në Europë.

“Bashkautorët e kanë quajtur paketa e garancive procedurale. Kjo është ndërhyrja e parë që trajton me kujdes prezumimin e pafajësisë. Nëse deri tani i kemi dhënë fuqi krahut të shtetit, sot i kemi dhënë forcën edhe krahut të të drejtës së njeriut. Në Shqipëri peshorja e drejtësisë anon shumë dukshëm nga ana e shtetit. Shqipëria mban barrën me të rëndë të paraburgimit në kontinentin e Europës. 62% e njerëzve në burgjet tona janë të paraburgosur, pra mbahen në burg për atë që akuzohen, mesatarja europiane ishte 26%.

Duke siguruar mbështetjen financiare dhe logjistike, duke iu përkushtuar zbatimin të kësaj pakete si mision dinjiteti kombëtar. Si mund të pranojmë që krahasimi me Rusinë të jetë edhe më tronditës, atje në atdheun e represionit, ku paraburgimi vendoset rëndom me telefonatë, paraburgimi është 30%, as sa gjysma e Shqipërisë

Nuk mund të vazhdojmë me shifra të tilla, pas të cilave ka jetë njerëzish, drama familjesh, trauma familjesh dhe dëme të pariparueshme jo vetëm për ata që i vuajnë, por edhe për shoqërinë. Një politikë e tillë penale ka një impakt negativ jo vetëm te viktimat e drejtpërdrejta, por dhe mbi shoqërinë, që nuk bëhet asnjëherë më e mirë, kur peshorja e drejtësisë anon nga represioni shtetëror.

Qëndrimi mesatar arrin 253 ditë kundrejt 155 në vendet e BE, ku për kohën e paraburgimit ka dhe kufizime që në Shqipëri mungojnë. Ndërsa në GJKKO kjo shifër ngrihet në shifrën e paimagjinueshme për Europën, 616 ditë”, tha Rama.

Top Channel