Ra nga kati i 8-të teksa kërcente mbi divan, studentja 21-vjeçare i mbijeton mrekullisht rënies së tmerrshme
Christa Gail Pike, 50 vjeçe, është planifikuar të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës në Tennessee, duke u bërë gruaja e parë që ekzekutohet në këtë shtet prej më shumë se 200 vitesh.
Pike u dënua me vdekje për vrasjen e vitit 1995 të Colleen Slemmer, 19 vjeçe, shoqe e saj në një qendër trajnimi profesional në Knoxville. Në atë kohë, Pike ishte vetëm 18 vjeçe.
Sipas prokurorisë, Pike e joshi Slemmerin drejt një zone pyjore, ku e sulmoi me një prerëse kartoni dhe një copë të madhe asfalti. I dashuri i saj në atë kohë, Tadaryl Shipp, mori pjesë në krim dhe më vonë pranoi se kishte gdhendur një pentagram në trupin e viktimës. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Pike ishte e vetmja që mori dënimin me vdekje.
Pike ka thënë se është “në paqe” me fatin e saj dhe se nuk ka frikë nga vdekja, por është e shqetësuar për vetë procesin e ekzekutimit.
Në një deklaratë, ajo pranoi përgjegjësinë për vrasjen dhe tha se në atë kohë ishte “një 18-vjeçare me probleme të shëndetit mendor”. Ajo ka folur gjithashtu për abuzimin e rëndë seksual që kishte përjetuar gjatë fëmijërisë.
Pike nuk pranoi të zgjidhte një vakt të fundit, ndonëse të dënuarve me vdekje në shumë shtete amerikane u lejohet të kërkojnë ushqimin që dëshirojnë para ekzekutimit.
Nëna e Colleen Slemmer, May Martinez, ka deklaruar se ka pritur për dekada që dënimi i Pike të zbatohej. Ajo dhe bashkëshorti i saj udhëtuan nga Florida për të qenë dëshmitarë të ekzekutimit.
Të martën, Gjykata Supreme e SHBA-së hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të Pike për pezullimin e ekzekutimit. Më herët, guvernatori i Tennessee, Bill Lee, kishte refuzuar kërkesën për falje.
Rasti tërhoqi vëmendje të madhe në vitet ’90, veçanërisht për shkak të pentagramit të gdhendur në trupin e viktimës, një detaj që ushqeu frikën për rituale satanike gjatë periudhës së ashtuquajtur “panik satanik” në SHBA.
Sipas të dhënave të cituara në raport, që nga rikthimi i ekzekutimeve në SHBA në vitin 1976, 18 gra janë ekzekutuar, duke përbërë rreth 1% të të gjitha ekzekutimeve.
Top Channel