Zjarr në një stan pranë aeroportit të Vlorës, zjarrfikësit nisen drejt vendngjarjes

23/09/2026 10:53

Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë pranë aeroportit të Vlorës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Vlorës janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vendosur situatën nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zonat përreth.

Top Channel