Trupi gjykues konstatoi se Jakup Krasniqi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh, veçanërisht për ndalime të paligjshme, keqtrajtime dhe vrasje.

Sipas gjykatësit Charles Smith, pavarësisht kësaj dijenieje, Krasniqi nuk ndërmori hapa për t’i parandaluar ose ndëshkuar ato.

Përkundrazi, trupi gjykues konstatoi se ai u angazhua në përpjekje për të mohuar kryerjen e këtyre krimeve, përfshirë gjatë takimeve me përfaqësues ndërkombëtarë.

Në rrethanat rënduese, trupi gjykues i dha peshë keqpërdorimit të pushtetit që kishte. Trupi gjykues konstatoi se ai përdori rolin dhe pushtetin e tij për zbatimin e aspekteve kriminale.

Në rrethanat lehtësuese, trupi gjykues i dha peshë moshës, rrethanave familjare dhe faktit se, përgjithësisht, ka treguar sjellje të mirë. Këtu përfundon”, tha gjykatësi.

Top Channel