Seanca për Erion Veliajn, zbardhen emrat e trupës gjykuese për çështjen e kryebashkiakut

15/09/2026 10:03

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, Valbon Çekrezi dhe Gent Shala janë futur në Dhomë Këshillimi për të shqyrtuar çështjen e Erion Veliajt.

Seanca mbahet që Gjykata e Lartë të shqyrtojë edhe një herë masën e sigurisë së kryebashkiakut të Tiranës.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në orën 10:00 është parashikuar në GJKKO seanca në themel. Për shkak të bojkotit të avokatëve, parashikohet që seanca atje do të shtyhet.

Top Channel