Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!
Nga Eduard Zaloshnja
Nga të dhënat e Gjendjes Civile rezulton se në regjistrin e saj janë të regjistruar aktualisht rreth 4.7 milionë shtetas shqiptarë. Prej tyre, rreth 4.28 milionë kanë lindur në Shqipëri dhe rreth 0.42 milion kanë lindur jashtë saj (shihni grafikun 1).

Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se rreth 2.35 milionë shtetas shqiptarë banojnë në Shqipëri. Pra rreth 1.93 milionë që kanë lindur në Shqipëri banojnë jashtë saj (shihni grafikun 2).

Po si kanë ndryshuar këto numra ndër dekada?
Duke ndërthurur numrat ndër dekada të Gjendjes Civile dhe të INSTAT-it rezulton se rreth 917 mijë shtetas shqiptarë të lindur këtu janë larguar nga vendi në periudhën 1990-2001, rreth 495 mijë në periudhën 2001-2011, dhe rreth 488 mijë në periudhën 2011-2026 (shihni grafikun 3).

Top Channel