Momente tensioni në dhomat e izolimit në komisariatin e Sarandës, 22-vjeçari tenton të arratiset teksa kthehej nga tualeti, godet efektivët
Media online britanike “Birmingham Live” ka publikuar njoftimin e Policisë së West Midlands për shpalljen në kërkim të 45-vjeçarit Fitim Lleshi, në lidhje me një aksident me vdekje të ndodhur në Birmingham.
Sipas medias britanike, e cila i referohet njoftimit të policisë, Fitim Lleshi, 45 vjeç dhe banues në Birmingham, kërkohet nën dyshimin për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i automjetit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 3 shtatorit 2026 në Stratford Road, në zonën Hall Green.
“Një këmbësor 68-vjeçar u përplas rreth orës 20:45 nga një automjet me ngjyrë të errët, pranë supermarketit Aldi. Në vendngjarje ndërhynë ekipet e Shërbimit të Ambulancës së West Midlands, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 68-vjeçari nuk mundi të mbijetonte”.
“Birmingham Live” raporton se drejtuesi i automjetit dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes. Stratford Road u mbyll përkohësisht një ditë më pas, ndërsa policia kreu veprimet hetimore.
Top Channel