Shkelje në menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve, IKMT gjobit dhe pezullon aktivitetin e subjektit

08/09/2026 10:42

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka marrë masa administrative ndaj një subjekti pas konstatimit të shkeljeve në menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve.

Në një postim në Facebook, IKMT bën me dije se subjekti është gjobitur dhe i është pezulluar aktiviteti, ndërsa masa do të vijojë deri në eliminimin e shkeljeve dhe garantimin e zbatimit të ligjshmërisë.

Sipas IKMT-së, kontrollet janë përqendruar në të gjithë zinxhirin e administrimit të mbetjeve, nga klasifikimi dhe dokumentimi deri te transferimi i tyre.

Menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve është një nga prioritetet e punës së Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Inspektimet janë përqendruar në të gjithë zinxhirin nga administrimi i mbetjeve, klasifikimi, dokumentimi dhe deri në transferimin e tyre. Së fundi, pas paralajmërimit të subjektit dhe gjurmimit të mbetjeve, IKMT mori masën administrative me gjobë dhe pezullim për një subjekt pasi konstatoi shkelje në ushtrimin e aktivitetit. Pezullimi do të vazhdojë deri sa të eleminohen shkeljet e konstatuara dhe të garantohet ligjshmëria“, thotë IKMT.

Top Channel