“Deri tani ishte ‘kontrollo, kontrollo’, tani ‘beso dhe kontrollo”, Rama në inaugurimin e sistemit të ri kufitar në Qafë Thanë: Kemi shumë gjëra që duhet t’i bëjmë së bashku me palën maqedonase 22/11 17:26
Një grup protestuesish janë mbledhur sot para Kryesisë së Kuvendit, teksa pritet të nisë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Siç raporton gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ata bëjnë thirrje që të protestohet masivisht pasdite para Kuvendit, gjatë kohës që do të mbahet seanca plenare e parë e këtij sesioni.
“Turp, parlamenti i krimit” dëgjohen ata, teksa u kërkojnë deputetëve të jenë dinjitozë.
Për të ruajtur rendin dhe sigurinë, policia ka ndërhyrë dhe i ka spostuar nga godina.
Top Channel