Dhuna ndaj Eduard Kuçit, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për këngëtarin Jozefin Marku dhe Kristjan Nikollin
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit në kuadër të dy fazave të tjera të operacionit të koduar “Aksi”, që synon goditjen e aktivitetit kriminal të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit.
Sipas Policisë, dy të rinjtë u kapën duke transportuar 8 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.
Gjatë fazës së katërt të operacionit, “Aksi 4”, u arrestua në flagrancë L. L., 23 vjeç, banues në Shkozet.
Ndërsa në fazën e pestë, “Aksi 5”, efektivët arrestuan në flagrancë E. M., 20 vjeç, banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale, uniformat blu sekuestruan edhe dy automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve.
Operacioni është zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel