Thyerjet e rregullave të qarkullimit rrugor/ Policia e Tiranës në aksion, arrestohen 32 persona dhe vendosen mbi 13 mijë gjoba Zjarri në Kashnjet, Lezhë vijon të jetë aktiv, kryesisht në zonën e fshatit Rras, ku një sipërfaqe pyjore ende është e përfshirë nga flakët.
Terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa vatra. Për këtë arsye, forcat e Armatosura po punojnë me pompa dore për izolimin e flakëve.
Pranë banesave janë pozicionuar disa mjete zjarrfikëse, me qëllim mbrojtjen e tyre në rast se zjarri përparon. Ndërkohë, është hapur edhe një rrugë alternative për të mundësuar dislokimin e forcave dhe mjeteve sa më pranë banesave.
Situata, deri në këto momente, po mbahet nën kontroll nga MZSH Lezhë.
Për izolimin e flakëve është ndërhyrë edhe nga ajri gjatë ditës së djeshme, deri rreth orës 19:45. Por zona e dendur me pyje dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren.
Top Channel