Një 21-vjeçar pastroi i vetëm një lumë plot me mbeturina në Indi, e ktheu në një park të gjelbëruar
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në një fshat në jug të Libanit, sipas mediave shtetërore libaneze.
Nëntë persona u vranë pas një sulmi që shkatërroi një ndërtesë banimi trekatëshe në Kfar Rumman, pak pas mesnatës. Mes viktimave raportohet se janë edhe dy fëmijë.
Dy ndihmës mjekësorë humbën jetën në një tjetër sulm, i cili goditi një automjet, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit. Ushtria izraelite ka deklaruar se po shqyrton raportet për viktimat dhe sulmet.
Ngjarja vjen një ditë pasi sulmet izraelite në jug të Libanit vranë shtatë persona. Izraeli tha se sulmet ishin kundërpërgjigje ndaj sulmeve me dronë të Hezbollahut ndaj trupave izraelite në zona të pushtuara.
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, e cilësoi situatën si një “përshkallëzim të rrezikshëm”, duke paralajmëruar se zhvillimet mund të rrezikojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja në qershor, që synonte t’i jepte fund konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Top Channel