Aksident në aksin Pogradec-Korçë, dy automjete përplasen në Qafë Plloçë, dy të lënduara

07/09/2026 10:16

Dy automjete janë aksidentuar në aksin rrugor Pogradec-Korçë, konkretisht në segmentin e Qafë Plloçës.

Të dy mjetet udhëtonin në sense të kundërta, ndërsa humbja e kontrollit ka bërë që njëri prej tyre të përplaset me mjetin që vinte përballë.

Nga aksidenti raportohen dy shtetase të dëmtuara jashtë rrezikut për jetën, të cilat aktualisht ndodhen për kontrolle në spitalin e Pogradecit.

Gjithashtu, në vendngjarje ndodhet policia, e cila po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel