Pamje apokaliptike nga Puka, flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor në Malin e Tërbunit
06/09/2026 21:18
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Malit të Tërbunit, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme toke.
Flakët janë favorizuar nga era, ndërsa terreni i vështirë malor e ka bërë më të vështirë ndërhyrjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit.
Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në zonat përreth.
Për momentin, ndërhyrja vijon në terren, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe intensitetin e zjarrit.
Top Channel