Pagat e magjistratëve, Rama: Kushtetuesja pret parlamentin të ekzekutojë vendimin, s’kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit

06/09/2026 13:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pretendimin e bllokimit të pagave të magjistratës dhe punonjësve të drejtësisë.

Rama ka shkruar se çdo institucion ka vendin e tij, teksa shton se “Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit”.

“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”, shkruan Rama krahas videos së ministrit Gogu.

Top Channel