Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba Gjykata e Vlorës ka dhënë masat për pesë të arrestuarit të përfshirë në konfliktin mes biznesmenëve në një hotel në qytet.
Për Angjelo Breshanin, i cili dyshohet se është badigardi i përfshirë në ngjarje, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për Luan Muçën gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”.
Për tre personat e tjerë të arrestuar, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Në lidhje me ngjarjen, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të asaj që ndodhi në ambientet e “Regina Palm” në Radhimë.
Top Channel