Aksioni për parkimet në Durrës/ Zaptimi i hapësirave nëpër lagje, policia nis heqjen e pengesave të vendosura nga banorët

06/09/2026 12:10

Mungesa e vendparkimeve në Durrës ka bërë që hapësirat pranë pallateve të kthehen në vende të rezervuara me barriera për automjetet.

Përballë kësaj problematike, Policia Bashkiake ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike. Banorëve po u kërkohet fillimisht heqja vullnetare e pengesave, ndërsa rastet po dokumentohen. Nëse barrierat vendosen sërish, paralajmërohen masa administrative dhe procedime penale.

Ndërkohë, krahas përgatitjes së infrastrukturës dhe vendosjes së sinjalistikës për nisjen e parkimit me pagesë në rrugët e Durrësit, po punohet edhe për vendparkimet e dedikuara për rezidentët.

Lirimi i hapësirave publike dhe organizimi i parkimeve për rezidentët synojnë t’i japin zgjidhje një prej problematikave të përditshme në lagjet dhe rrugët e Durrësit.

Top Channel