Aksident tragjik në Malësi të Madhe, 40-vjeçari humb jetën pasi bie në humnerë
Dy persona janë arrestuar në Durrës, të dyshuar si autorë të vendosjes së një sasie lënde plasëse të lidhur me një aparat celular në lagjen nr. 3, më 28 gusht.
Në pranga janë vënë shtetasit Sherif Çela dhe Muharrem Thartori, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe tre aparate telefonikë celularë.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, Çela është person i njohur për policinë, person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes paleje.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”.
Zbardhet autorësia e vendosjes së një sasie lënde plasëse të lidhur me një aparat telefonik celular.
Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve S. Ç., 47 vjeç, dhe M. T., 46 vjeç, të dy banues në Durrës, të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës.
Më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës, u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate telefonikë celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel