Një vatër zjarri është aktivizuar në Frakull të Madhe në Fier.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe i janë afruar banesave në lagjen e Kishës.

Situata ka krijuar shqetësim te banorët, ndërsa vijon ndërhyrja për vënien e zjarrit nën kontroll.

Top Channel