Rrëzimi i avioni luftarak ‘Phantom’ në Greqi gjatë shfaqjes ajrore në Tanagra, humbin jetën dy pilotët
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një kazermë ushtarake në Bolivi, duke shkaktuar viktima, dhjetëra të plagosur dhe dëme të shumta materiale. Autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 me kohën lokale të premten në një bazë ushtarake në Viacha, rreth 30 kilometra nga La Paz, ku ishte vendosur një regjiment artilerie.
Ministri bolivian i Mbrojtjes, Ernesto Justiniano, deklaroi se të paktën 81 persona janë plagosur, ndërsa 14 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Sipas autoriteteve shëndetësore lokale, numri i viktimave mund të jetë dukshëm më i lartë, me vlerësime paraprake që flasin për 10 deri në 15 persona të vdekur.
Policia bëri të ditur se shpërthimi ka dëmtuar dhjetëra banesa përreth bazës ushtarake, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet nën rrënoja, në përpjekje për të gjetur personat që mund të kenë mbetur të bllokuar.
Rreziku nuk ka kaluar ende. Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar për mundësinë e një tjetër shpërthimi dhe u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë të paktën 150 metra larg bazës ushtarake.
Komandanti i bazës, koloneli Antonio Amaru, tha të shtunën se mes personave të zhdukur janë një rreshter dhe 13 ushtarë të rekrutuar, të moshave 18 dhe 19 vjeç.
Sipas policisë, në kazermë ishin ruajtur fishekzjarre dhe materiale piroteknike. Megjithatë, shkaku i saktë i shpërthimit mbetet ende nën hetim.
Presidenti i Bolivisë, Rodrigo Paz, shprehu solidaritetin e tij me familjet e viktimave dhe të plagosurve, duke premtuar një hetim të plotë, teknik dhe transparent për zbardhjen e rrethanave të incidentit.
Autoritetet e Viacha kanë shpallur tre ditë zie pas tragjedisë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonën e prekur nga shpërthimi.
Top Channel