Shtyhet sërish mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nuk u arrit formimi i kuorumit
04/09/2026 12:59
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shtyrë për shkak se nuk u arrit formimi i kuorumit.
Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, mbledhja u shty dy herë brenda ditës, teksa pritej të vendosej për kërkesën e kandidatit Ylli Pjetërnika, që ka kërkuar largimin nga procesi të anëtarit Vat Staka.
Por sakaq, tre anëtarë të tjerë kanë kërkuar largimin e njëri-tjetrit nga procesi për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke e futur situatën në ngërç.
Kjo situatë ka sjellë sakaq rrezikim të afateve për dorëzimin e formularëve të 5 kandidatëve pranë ILDKPI-së.
Top Channel