Skandali i financimit godet Reform UK, dy zyrtarë të lartë britanikë japin dorëheqjen
Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance e minimizoi përshkallëzimin e fundit me Iranin, duke deklaruar se situata nuk duhet të cilësohet si “luftë”, edhe pse pranoi se nuk dihet kur do të përfundojnë armiqësitë.
Gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, Vance tha se “operacionet aktive luftarake” kanë përfunduar dhe se aktualisht nuk ka luftime të vazhdueshme.
Deklarata vjen pavarësisht se SHBA dhe Irani kanë shkëmbyer zjarr gjatë ditëve të fundit, ndërsa forcat amerikane kanë kryer sulme pranë Ngushticës së Hormuzit. Pentagoni raportoi se që nga nisja e konfliktit në fund të shkurtit janë vrarë 18 ushtarakë amerikanë dhe janë plagosur rreth 790 të tjerë.
Vance refuzoi të japë një afat për përfundimin e konfliktit dhe nuk tha nëse ai do të mbyllet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, më 3 nëntor. “Kur do të përfundojë kjo? Nuk e di. Duhet t’ua pyesni iranianëve”, tha ai.
Sipas Vance, aktualisht nuk ka negociata me Teheranin. Ai tha se SHBA-ja nuk do të rikthehet në bisedime nëse Irani nuk ndalon sulmet ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Konflikti ka ndikuar edhe në çmimet e karburanteve. I pyetur se kur benzina mund të rikthehet në 3 dollarë, Vance tha se nuk mund të japë një premtim për këtë. Ndërkohë, SHBA-ja vijon operacionet ushtarake pranë Hormuzit, ndërsa shqetësimet për sigurinë e transportit të naftës dhe gazit mbeten të larta.
Vance mbrojti gjithashtu Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, pavarësisht kritikave dhe largimeve të disa zyrtarëve të lartë nga Pentagoni.
Top Channel