Shefja e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka anuluar një vizitë të planifikuar në Serbi, duke përmendur si arsye nderimet dhe lavdërimet për ish-komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

Kos tha të premten se pritja e trupit të Mlladiçit me nderime ushtarake dhe lavdërimet pas vdekjes së tij janë të papajtueshme me vlerat e Bashkimit Evropian.

Lëvdimi që rrethon vdekjen e tij është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat është ndërtuar rruga drejt BE-së”, shkroi Kos në një deklaratë të publikuar online.

Ajo shtoi se, në këtë kontekst, kishte vendosur të mos zhvillonte vizitën e planifikuar në Serbi.

Ratko Mlladiç u dënua nga gjykatat ndërkombëtare për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Top Channel