Mungesa e numrave për marrëveshjen Vetëvendosje-LDK, zbulohet data e seancës së radhës konstituive në Kuvendin e Kosovës

04/09/2026 15:10

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka thirrur për 9 shtator vazhdimin e seancës, në përpjekje për t’i dhënë kohë arritjes së një marrëveshjeje politike që do të siguronte votat e nevojshme.

Dehari ka bërë të ditur se, meqë marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk siguron aktualisht numrat e nevojshëm, ka vendosur t’u japë më shumë kohë palëve për të gjetur një zgjidhje.

“Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese. Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka shkruar Dehari.

Top Channel