Kryeministri Rama në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” në Cernobbio, pjesë e panelit për agjendën e Evropës

04/09/2026 10:39

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, që zhvillohet në Cernobbio, Itali, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë politikë, institucionalë dhe ekonomikë nga Evropa dhe më gjerë.

Kryeministri Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në sesionin kushtuar “Rajonit të Mesdheut”, së bashku me Kryeministrin e Kroacisë dhe Presidentin e MED9, Andrej Plenković. Paneli do të moderohet nga ish-Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni.

Në fokus të Forumit janë zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike, pozicioni i Evropës në botë, sfidat globale dhe roli i Mesdheut në arkitekturën e re evropiane dhe ndërkombëtare.

Top Channel