Greqia forcon mbrojtjen, 15 mijë dronë në vit mes tensioneve me Turqinë 04/09 10:49
Bilanci i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Nepal vijon të rritet. Autoritetet kanë konfirmuar deri tani 1,287 persona të vdekur dhe mbi 5,000 të zhdukur.
Sipas autoritetit kombëtar për menaxhimin e fatkeqësive, 5,083 persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa mijëra banorë kanë mbetur pa shtëpi.
Vlerësimet e para tregojnë se rreth 7,500 banesa janë shkatërruar plotësisht nga ujërat, rrëshqitjet e dheut dhe mbetjet e përmbytjeve.
Autoritetet vlerësojnë se në total rreth 20,000 shtëpi do të duhet të rindërtohen, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për personat e zhdukur.
Bilanci pritet të ndryshojë sërish, pasi përmasat e dëmeve dhe numri i viktimave vijojnë të verifikohen.
Top Channel