Çifti rrezikon jetën, hidhet mes flakëve për të shuar zjarrin që përfshiu pronën e tyre
04/09/2026 15:29
Një çift ka rrezikuar seriozisht jetën teksa është përpjekur të shuajë vetë një zjarr që kishte përfshirë pronën e tyre.
Mes flakëve dhe tymit, ata janë përballur me situatën e rrezikshme pa pritur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Pamjet tregojnë momentet e tensionuara, ndërsa çifti lufton me flakët për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Një situatë alarmante, ku çdo sekondë mund të kishte sjellë pasoja të rënda.
Top Channel