Situata alarmante me zjarrin në Fier/ Me çanta në krahë dhe të përlotur, nis evakuimi i banorëve, e moshuara këmbëngul të kthehet në banesë Mjaftoi një orë breshër pasditen e së enjtes për të shkatërruar në masë prodhimin e fermerëve në fshatin Dobranj të Devollit.
Dëmi më i madh është shkaktuar në kulturën e fasules e cila ishte në fazën e vjeljes. Dhjetëra fermerë në këtë fshat nuk do të marrin as 20% të prodhimit që prisnin ndërsa dëmet llogariten në miliona lekë. Sipas të dhënave vetëm në këtë fshat janë të paktën 50 fermerë të dëmtuar të cilët kishin mbjellë masivisht fasulen por breshërit nuk i kanë shpëtuar as kulturat e tjera.
Sipas të dhënave nga Bashkia Devoll nga inspektimi i kryer në fshatrat e prekur nga breshëri Dobranj dhe Braçanj, janë konstatuar rreth 40 hektarë sipërfaqe bujqësore të dëmtuara. Kultura më e prekur rezulton të jetë fasulja, veçanërisht në fshatin Dobranj, ku janë evidentuar rreth 30 hektarë të prekur, me një shkallë dëmtimi që varjon nga 50 deri në 60%. Dëmtime janë konstatuar gjithashtu në kultura të tjera bujqësore si qepa, molla dhe perime.
Top Channel