Nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari në Himarë
Reshjet e breshërit të një dite më parë kanë shkaktuar dëme në rreth 40 hektarë sipërfaqe bujqësore në Devoll.
Sipas të dhënave të Bashkisë Devoll, specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë kanë nisur monitorimin në terren për të evidentuar dëmet.

Në njësinë administrative Miras, në fshatrat Braçanj dhe Dobranj, dëmet e konstatuara deri më tani llogariten në rreth 40% të sipërfaqeve të prekura.

Kultura më e dëmtuar është fasulja. Vetëm në fshatin Dobranj janë evidentuar rreth 30 hektarë me këtë kulturë, me një nivel dëmtimi që varion nga 50% deri në 60%. Dëmtime janë konstatuar edhe në kultura të tjera, mes tyre qepa, molla dhe perimet.

Inspektimet në terren do të vijojnë gjatë tre ditëve të ardhshme për të përcaktuar sipërfaqet e plota të dëmtuara dhe për të përditësuar të dhënat mbi pasojat e reshjeve.
Top Channel