“‘Pasqyrë Albania’ nuk duhet të fshehë gabimet e qeverisë”, Rama: Duhet të tregojë edhe sa i shëmtuar është pushteti në momente të caktuara, atëherë ajo funksionon

03/09/2026 10:46

Kryeministri Rama Edi Rama foli sot në mbledhjen e qeverisë për rëndësinë e transparencës së institucioneve përmes platformës “Pasqyra Albania”.

Ai theksoi se ajo nuk duhet të shërbejë për të paraqitur një imazh të zbukuruar të qeverisë, por për të pasqyruar realitetin.

Sipas Ramës, çdo projekt i financuar nga taksat e qytetarëve duhet të jetë i dokumentuar qartë, duke treguar statusin dhe provat përkatëse, edhe kur bëhet fjalë për vonesa, pezullime apo anulime.

Kryeministri shprehu se “Pasqyrë Albania” funksionon atëhere kur shfaq edhe imazhin e shëmtuar të qeverisë në një moment të caktuar.

“Për çdo projekt që shpenzohet një shumë sa do e vogël nga taksat do të jetë në pasqyrë. Statusi i çështjes qoftë kolektive apo individuale, nuk mund të jetë një dekor apo të mbetet në proces, duhet të japë më shumë të dhëna. Nëse është me vonesë thuhet që po, nëse është I përfunduar jepet prova, nëse është i pezulluar, jepet prova, nëse është I anuluar jepet vendimi. Sepse një shtet që nuk mban mënd ca ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot.

Pasqyrë Albani nuk është një pasqyrë ku qeveria apo të treja pushtetet shfaqen bukur para qytetarit, por është pasqyrë që qytetari e shikon siç është. Dhe duhet të përballet me sfidën që të përmirësojë pamjen e vet, jo pasqyrën. Çfarë ka bërë, çfarë po bën, janë të gjitha barrë e pushtetit, nuk janë barrë as e pasqyrës, as e qytetarit. Një reformë e tillë, ka vlerë vetëm nëse pasqyra, nuk fsheh se sa shëmtuar mund të duket pasqyra në një moment të caktuar.

Ka vlerë vetëm nëse qytetari, mund ta përdorë pasqyrën kundër qeverisë, nëse përdoret kundër qeverisë atëherë funksionon, Dhe qeveria nuk duhet të zihet me pasqyrën, por të merret me veten. Dhe nëse nuk e bën dot, duhet të hapi krahun. Se përndryshe, nuk është pasqyrë, por billboard reklamash qeveritare. Por transparenca kërkon përgjegjësi, dhe papërgjegjësinë transparenca është kronikë, prandaj arsyeja e pasqyrës është e pamjaftueshme pa arsyen e besës.

Busulla që orienton qasjen e çdo pushteti sipas meje, por flasim këtu për shumicën qeverisëse. Dhe besa është fjalë shumë e madhe dhe e bukur, por përtej impaktit që ka fjala, për ne besa nuk është vetëm ajo, por është akronimi besimin, empati dhe angazhim”, tha Rama.

 

Top Channel