“Ciao kampion i vogël”/ Tragjedi në Itali, babai vret gruan dhe djalin 14-vjeçar para se të vetëvritej
Nicolas Maduro, presidenti i rrëzuar i Venezuelës, i cili po përballet me drejtësinë amerikane për akuza të lidhura me trafikun e drogës dhe narkoterrorizmin, i ka kërkuar gjykatës federale në Nju Jork të rrëzojë aktakuzën ndaj tij.
Avokatët e Maduros i kanë dorëzuar një memorandum gjyqtarit federal Alvin Hellerstein, ku argumentojnë se gjykata amerikane nuk ka juridiksion për ta ndjekur penalisht atë dhe bashkëshorten e tij, Celia Flores. Sipas mbrojtjes, Maduro gëzon imunitet si kryetar shteti i huaj.
Maduro po gjykohet në Nju Jork për katër akuza, mes tyre edhe narkoterrorizëm, sipas aktakuzës së ngritur ndaj tij dhe ish-bashkëpunëtorëve.
Ish-presidenti venezuelian dhe bashkëshortja e tij u kapën në Karakas gjatë një operacioni ushtarak amerikan në janar. Pas arrestimit, ata u transferuan në Shtetet e Bashkuara dhe që prej atëherë mbahen në një burg federal në Brooklyn.
Procesi gjyqësor ndaj Maduros dhe Flores pritet të nisë më 1 qershor 2027. Data u bë e ditur nga një gjykatë federale në Nju Jork në fund të korrikut.
Tashmë, mbrojtja e ish-presidentit kërkon që çështja të pushohet përpara se gjyqi të nisë, duke e bazuar kërkesën kryesisht te pretendimi për imunitet dhe mungesën e juridiksionit të gjykatës amerikane.
Top Channel