Kapriçot e motit në Devoll/ Reshje breshëri për rreth 30 minuta në disa fshatra, ende nuk dihen dëmet në bujqësi
03/09/2026 17:20
Reshje breshëri kanë përfshirë për rreth 30 minuta zonat e sipërme të Bracanjit dhe fshatin Dobranj, në Devoll.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, ende nuk dihet nëse janë dëmtuar kulturat bujqësore.
Vlerësimi i situatës pritet të bëhet gjatë mëngjesit të ditës së nesërme.
Në terren pritet të shkojnë specialistë të cilët do të verifikojnë nga afër pasojat e breshërit dhe dëmet e mundshme në tokat bujqësore.
Deri në këto momente, nuk ka një bilanc zyrtar për dëmet, ndërsa vlerësimi në terren pritet të japë një pasqyrë më të qartë të situatës.
Top Channel