Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për goditjen me grushte të një punonjësi policie është kapur dhe vënë në pranga në Sarandë.
I riu dyshohet se ka goditur efektivin për shkak të detyrës më 17 korrik 2026.
Pas ndalimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Sarandë/Goditi me gushte një punonjës policie, për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë dhe ndalimin e tij, në bazë të urdhrit të prokurorit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më datë 17.07.2026, ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Top Channel