Digjet një ‘Audi A8’ në rrugën e bypass-it pranë Radhimës, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

03/09/2026 17:49

Një automjet tip ‘Audi A8’ është përfshirë nga flakët në rrugën e bypass-it, në afërsi të Radhimës.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, automjeti është djegur pothuajse plotësisht. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të dëmtuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet shkëndija elektrike ose tejnxehja.

Top Channel