Kontrolli në burgun e Durrësit, avokati i Veliajt: Asnjë nga pesë celularët nuk i përket kryebashkiakut të Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka folur për platformën e re “Pasqyra Albania”, duke zbuluar edhe komponentin e parë të saj, të quajtur “Pasqyra e Flamingos”.
Rama tha se kjo pjesë e platformës do të shërbejë për të paraqitur në mënyrë të detajuar, përmes dokumenteve, të gjitha aspektet që lidhen me një çështje të caktuar.
Sipas tij, “Pasqyra e Flamingos” do të nisë me çështjen e Sazanit dhe Nartë-Pishë Porosit, ku qytetarët do të mund të gjejnë dokumentet përkatëse, procesverbalet, statusin e negociatave, projektin dhe studimin mjedisor.
“Dua që ti, shteti im, të më japësh informacionet në kohë reale. Pasqyra Albania duhet të informojë në kohë reale çdo qytetar në një zonë ku ka një rrezik zjarri, një rrezik përmbytjeje. Jo duke ndjekur në pasqyrat mediatike se botës i erdhi fundi. Mjeti themelor i Pasqyrës është kartela publike. Pasqyra nuk ka asnjë tekst propagandistik, nuk ka asnjë deklaratë se çfarë do bëjmë ne. Pasqyra ka se çfarë po bën qeveria. Kartela publike plotëson disa kërkesa shumë të thjeshta. Cila është puna që po bëhet, në interes të kujt është, cili institucion po e ndjek dhe ku janë dokumentet e afatet. Së shpejti, kur them së shpejti është çështje javësh, shfaqja e parë e Pasqyrës, sepse është një punë goxha e madhe që po bëhet për ta ndërtuar këtë arkitekturë të re, por shfaqja e parë e Pasqyrës do të jetë një komponent i saj, që quhet ‘Pasqyra e Flamingos’, ku do të ekspozohen nga A te ZH të gjitha aspektet e mundshme që lidhen me një çështje të veçantë. Në rastin konkret, tema e Sazanit dhe e Nartës-Pishë Poros, jo Nartë-Vjosës, nuk ka Nartë-Vjosë. Nartë-Vjosa është në anën tjetër. Nartë-Pishë Poros, do të jetë e gjitha me dokumentet përkatëse. Me procesverbalet, me statusin e negociatave. Ajo do të pasqyrohet hap pas hapi me projektin, me studimin mjedisor, me gjithçka. Cilido, në shqip ose në anglisht, sepse kjo çështje ka një interes të madh edhe për anglishtfolësit, mund të futet aty dhe të gjejë gjithçka që lidhet me temën. ‘Flamingo Mirror’ është një pasqyrë aktive dhe është e gjallë për t’iu përgjigjur pyetjeve”, tha Rama.
Top Channel